Telegrafi

Paraqitje fantastike me Baselin, rritet vlera e Albian Ajetit

Albian Ajeti është duke zhvilluar një stinor jashtëzakonisht të mirë në kampionatin zviceran.

Sulmuesi nga Kosova u rikthye te Baseli pas një aventure të shkurtër në Augsburg dhe St Gallen.

Por tani ai është bërë një lojtar titullar i klubit dhe ka arritur të jetë vendimtar në shumë ndeshje.

Kjo ka bërë që vlera e tij të rritet ndjeshëm në ueb faqen e njohur ‘transfermarkt.de’.

(Foto: Giuseppe Esposito/freshfocus)

21-vjeçari tani vlerësohet 2,500,000 euro nga ‘transfermarkt’ që është vlera më e lartë e tij që nga fillimi i karrierës.

Kujtojmë që Baseli vitin e kaluar pagoi 1,400,000 euro për ta rikthyer në skuadër nga St Gallen.

Ajeti ka arritur të shënoj nëntë gola këtë edicion me fanellën e Baselit duke dhënë edhe tre asistime.

Sulmuesi nga Podujeva është pjesë e grupmoshave të Zvicrës, ndërsa sipas medieve zvicerane ai mund të ftohet në Kampionatin Botëror nga Përfaqësuesja A e helvetikëve. /Telegrafi/