Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret pas dy humbjeve radhazi në NBA.
Kampioni në fuqi i NBA-së ka mposhtur në Staples Center skuadrën e Phoenix Suns me 13 pikë diferencë 123:110.
Anthony Davis ka qenë fantastik në këtë takim, ku e mbylli ndeshjen me 42 pikë, 12 kërcime, pesë asistime, tri bllokada e tre topa të vjedhur.
Ndërkohë me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Caldwell-Pope dhe Caruso që shtuan nga 17 pikë të tjera.
Payne me 24 pikë dhe Booker me 21 të tjera ishin më efikasit tek mysafirët, por që nuk mjaftuan për fitore.
Për Lakers kjo ishte fitorja e 38-të këtë edicion karshi 30 disfatave dhe tani zënë vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit, derisa Suns janë në vendin e dytë me 48 fitore e 20 humbje. /Telegrafi/
Rezultatet:
Charlotte Hornets – New Orleans Pelicans 110:112
https://www.youtube.com/watch?v=9FVK_RTveDk&ab_channel=MLGHighlights
Cleveland Cavaliers – Dallas Mavericks 97:124
https://www.youtube.com/watch?v=u_dNYtAgHk0&ab_channel=MLGHighlights
Orlando Magic – Minnesota Timberwolves 96:128
Detroit Pistons – Chicago Bulls 96:108
Los Angeles Lakers – Phoenix Suns 123:110
https://www.youtube.com/watch?v=7FjoBJC0a8k&ab_channel=MLGHighlights
Sacramento Kings – Oklahoma City Thunder 126:98