Site icon Telegrafi

Paraqitja mbreslënëse e Mbappes në fitoren bindëse të PSG-së ndaj Dresdenit

Paris Saint-Germian e ka filluar mbarë fazën përgatitore për sezonin e ri, duke e mposhtur Dynamo Dresdenin më rezultat bindës, 6-1.

Kylian Mbappe ishte fantastik në këtë përballje, e që shënoi dy gola në fitoren e parisienëve.

Sulmuesi 20-vjeçar e hapi llogarinë e golave gjashtë minuta nga fillimi i përballjes, derisa dha një asistim për Julian Draxler që shënoi të dytën. Ndërsa fituesi i Kupës së Botës shënoi për 3-0 në përfundim të pjesës së parë.

Arthur Zagre, Virgiliu Postolachi dhe Adil Aouchiche, ishin po ashtu në listën e golashënuesve, derisa Moussa Kone shënoi golin e nderit për Dresdenin në minutën e 76-të.

Në këtë përballje debutoi edhe Ander Herrera që e kompletoi kalimin në Parkun e Princave nga Manchester Unitedi si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadoi në fund të muajit të kaluar.

Por, në këtë përballje ishte për t’u veçuar paraqitja e Mbappes dhe goli i tij i parë, e që ishte një gol fantastik. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=VvJkX2qCibM&fbclid=IwAR35KNhKibkBUBewFofL6Jej13r6GB1tTc72lgs6Gyh_IlXlG4AhIebCjTs

Exit mobile version