Telegrafi

Paraqitja mbresëlënëse në koncert e interpretueses së shenjave (Video)

Lindsay Rothchild-Cross ka qenë në qendër të vëmendjes, në koncertin e grupit Slayer që është zhvilluar në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse duhet të interpretonte përmes shenjave se çfarë thotë këngëtari, paraqitja saj ishte shumë mbresëlënëse dhe u pëlqeu të gjithëve, transmeton Telegrafi.

“Personave me nevoja të veçanta, ua tha me gjithë shpirt, tërë atë që ofron muzika metal. Është një heroinë, që e bën punën me shumë vullnet”, ishte komenti që e shoqëron ngjarjen.

Veprimi saj është pëlqyer në masë të madhe dhe grumbulloi shumë reagime pozitive, duke bërë që të shpërndahet me shpejtësi në internet. /Telegrafi/