Telegrafi

Paraqitja mbresëlënëse e Icardit ndaj St-Etienne, shënoi tri gola dhe një asistim me vetëm 13 prekje të topit

Mauro Icardi po e tregon vetën çdo ditë e më shumë te skuadra e tij e re, Paris Saint-Germain.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua kampionit francez si huazim nga Interi në verën e fundit, ndërsa PSG ka të drejtën e blerjes për 70 milionë euro.

Megjithatë, Icardi ka bindur tashmë drejtuesit e klubit nga Parc des Princes, pasi po shënon çdo ditë e më shumë gola.

Lexo po ashtu Icardi shënon het-trik dhe kalon PSG-në në gjysmëfinale të Kupës së Francës

Icardi mbrëmë (e mërkurë) vendosi performancën ndoshta më të mirë që nga kalimi i tij te PSG, në fitoren 6-1 ndaj St-Etiene.

Ylli në pronësi të Interit pati vetëm 13 prekje të topit dhe përfundoi vetëm pesë pasime në 72 minutat e tij në fushën në Parc des Princes.

Por, ai befasoi të gjithë duke shënuar het-trikun e tij të parë te PSG dhe gjithashtu regjistroi një asistim në çerekfinalen e Kupës së Ligës Franceze.

Pas 19 ndeshjeve të zhvilluara me PSG-në, Icardi ka arritur në kuotën e 17 gola, ku pesë nga to vijnë nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/