Telegrafi

Paraqitja e shkurtër e miniserisë, ku Tom Hardy shfaqet nudo (Foto, +18/Video)

Është publikuar edhe një tjetër paraqitje e shkurtër e dramës televizive, “Taboo”, me Tom Hardyn në rolin kryesor, ku portretizon hakmarrësin James Delaney.

Ngjarja përcjell aventurierin Delaney, për të cilin të gjithë mendojnë se ka vdekur, por në vitin 1814 ai kthehet në Londër, ku bëhet pjesë e problemeve të familjes së tij për shkak të trashëgimisë dhe njerëzve të fuqishëm që duan ta përvetësojnë.

Producenti dhe aktori, Tom Hardy, babai i tij Chips Hardy dhe Steven Knight, janë krijuesit e tregimit, ndërsa pjesë e produksionit është edhe i njohuri Ridley Scott.

Fotografitë e mëhershme nga xhirimet e serialit i shokuan të gjithë, pasi Hardy shfaqej krejtësisht nudo.

Miniseria “Taboo” do të nisë të shfaqet në fillim të vitit 2017, ndërsa do të ndahet në tetë episode. Pjesë e trupës së aktorëve janë edhe Oona Chaplin, David Hayman, Michael Kelly, Jonathan Pryce e të tjerë.

Kritikët e kanë vlerësuar pozitivisht faktin që ky serial tregon anën tjetër të Anglisë, të ashpër dhe mistike, “pa çaj dhe qerre”. /Telegrafi/