Telegrafi

Paraqitja e shkëlqyer e Aro Muric me Burnleyn, portieri i Kosovës i jashtëzakonshëm me pritje dhe pasime të sakta si të një mesfushori

Arijanet Muric me Burnleyn janë drejt rikthimit në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Portieri i Kosovës u rikthye këtë fundjavë nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për dy javë.

Me tu rikthyer në fushë Muric, filloi edhe shkëlqimi i tij.

Burnley mori fitore të pastër 3-0 ndaj Preston, derisa Aro Muric kontribuoi në golin e tretë.

Reprezentuesi kosovar me një top të gjatë në zonë shërbeu Delap, e topi i larguar nga mbrojtësit mysafirë shkoi te Tella që realizoi het-trikun në këtë sfidë.

Një video fantastike po qarkullon në rrjetet sociale, ku janë momentet më të mira të Aro Muric ndaj Preston.

Edhe pse ai është portier, veprimet e tij në fushë po çmendin anglezët pasi Aro po luan sikur të ishte një mesfushor organizator.

24-vjeçari 67 herë preku topin derisa pati 88 për qind të pasimeve të sakta. Sa i përket topave të gjatë, nga 20 prej tyre 14 ishin të saktë.

Ndërkohë për pozitën që ka, Aro nuk është se kishe shumë punë pasi bëri vetëm dy pritje.

Gjithsesi reprezentuesi kosovar shkëlqeu dhe loja e mirë e tij me këmbë po vlerësohet shumë në Angli. /Telegrafi/