Site icon Telegrafi

Paraqitja e rasteve të reja me COVID-19, Sidnej izolohet nga pjesa tjetër e Australisë

Sidnej u izolua nga pjesa tjetër e Australisë të dielën pasi të gjitha shtetet dhe territoret e vendit vendosën kufizime të udhëtimit për banorët e saj, ndërsa numri i rasteve me coronavirus shënoi rritje.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Territori i Kryeqytetit Australian (ACT) dërgoi një mesazh të ashpër me ‘mos na vini’ në Sidnej, qyteti më i populluar i vendit me më shumë se pesë milionë njerëz, duke paralajmëruar banorët e tij se do të futeshin në karantinë për 14 ditë nëse do të vini atje.

“Nëse nuk jeni banor i ACT… mesazhi ynë është i thjeshtë: mos udhëtoni në ACT”, tha departamenti i shëndetit i ACT.

Kështu, shtetet e Victoria dhe Queensland, dhe Territori Verior, ndaluan njerëzit që mbërrinin nga Sidnei që nga e hëna.

Policia e Queensland do të rivendosë pikat e kontrollit rrugor në kufirin shtetëror të Uellsit të Ri Jugor (NSW) për të ndihmuar në zbatimin e deklaratës së re.

Deri në këtë javë, Australia kishte shkuar më shumë se dy javë pa ndonjë transmetim lokal dhe kishte hequr shumicën e kufizimeve përpara Krishtlindjeve.

Por përhapja e virusit në Sidnei dhe kufizimet kufitare kanë prishur planet e udhëtimit për festat e Krishtlindjeve.

Australia ka shmangur më të keqen e pandemisë për shkak të mbylljes së kufijve, bllokimeve, testimeve të përhapura dhe distancimit shoqëror.

Ajo ka regjistruar rreth 28,100 infeksione, shumica dërrmuese në shtetin Victoria dhe 908 vdekje. /Telegrafi/

Exit mobile version