Justin Bieber është parë të premten në Beverly Hills, e që mendohet të jetë paraqitja e parë prej kur u bë i ditur lajmi se u bë baba.
Këngëtari 30-vjeçar dhe gruaja e tij Hailey, njoftuan më 23 gusht se u bënë prindër për të një djali, të cilën e quajtën Jack Blues.
Së fundmi, Justin është parë në Beverly Hills duke dalë nga një ceremonie fetare në kishë.
Krijuesi i hitit “Love Yourself” kishte veshur një xhamper sportiv, një palë pantallona të zeza, madje vendosi një maskë në fytyrë.
Tubimi fetar në të cilin mori pjesë ylli kanadez u mbajt në Teatrin Saban.
Dëshmitarët thanë se këngëtari u shpreh i emocionuar gjatë ceremonisë fetare, pasi mesazhi ishte për fëmijët. /Telegrafi/