Telegrafi

Paraqitja e parë e Gisele Bundchenit në tapetin e kuq që nga finalizimi i divorcit me Tom Bradyn

Gisele Bundchen ka bërë paraqitjen e parë në një tapet të kuq të hënën në mbrëmje që nga finalizimi i divorcit të saj nga Tom Brady.

42-vjeçarja mori pjesë në darkën e 60-vjetorit të bizhuterive Vivara në Sao Paulo, Brazil e vetme, dy muaj pasi njoftoi ndarjen nga qendërmbrojtësi i NFL.

Supermodelja kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë ari.

Gisele Bundchen (Foto: Splash News)

E njëjta u shfaq me një grim natyral dhe i kishte tërhequr flokët mbrapa në një bisht.

Brady dhe Bundchen njoftuan zyrtarisht divorcin e tyre në postime të veçanta në Instagram në fund të tetorit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gisele Bundchen

Qendërmbrojtësi i Tampa Bay Buccaneers dhe modelja kanë shfaqur thashetheme divorci që nga fillimi i sezonit të NFL 2022.

“Në ditët e fundit unë dhe gruaja ime finalizuam divorcin nga njëri-tjetri pas 13 vitesh martesë”, ka shkruar Brady.

Gisele Bundchen (Foto: Splash News)

“Ne arritëm në këtë vendim miqësisht dhe me mirënjohje për kohën që kaluam së bashku. Jemi të bekuar me fëmijë të bukur dhe të mrekullueshëm që do të vazhdojnë të jenë qendra e botës sonë në çdo mënyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si prindër për të siguruar gjithmonë ata marrin dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë”.

Bundchen shtoi: “Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por ne jemi ndarë dhe megjithëse është, natyrisht, e vështirë të kalosh diçka të tillë, ndihem e bekuar për kohën që kaluam së bashku dhe i uroj vetëm më të mirat Tomit”.

Gisele Bundchen (Foto: Splash News)

Brady dhe Bundchen u takuan për herë të parë në vitin 2006. Dyshja filluan të takoheshin në të njëjtin muaj kur ylli i futbollit ndërpreu marrëdhënien e tij me ish-Bridget Moynahan.

Ish-çifti kanë dy fëmijë, Vivian dhe Benjamin. /Telegrafi/

Tom Brady dhe Gisele Bundchen