Telegrafi

Paraqitja e Neuerit ishte e vetmja gjë pozitive në humbjen ndaj Austrisë, thotë Kimmich

Joshua Kimmich thotë se e vetmja gjë pozitive që Gjermania mund ta marrë nga miqësorja parasezonale ndaj Austrisë ishte rikthimi i Manuel Neuerit.

Ylli i Bayern Munichut bëri paraqitjen e tij të parë pas shumë kohësh dhe bëri një seri të intervenimeve në rikthimin e tij që u bë me humbje në Rothersee Stadion të shtunën.

“Nuk kishte shumë gjërja pozitive për të thënë pas një ndeshje të tillë”.

“Përpos paraqitjes së Neuerit, pothuajse gjithçka tjetër ishte negative”.

“Ne krijuam disa raste, ne kishim mundësi të mirë me Brandt. Nuk më kujtohet një rast tjetër përpos tij”.

“I dhamë shumë hapësira kundërshtarit dhe ndihmuam me gabimet tona. Në fillim të ndeshjes mendoj se dominuam, por nuk ishim të vendosur. Por, nëse bën kaq shumë gabime, natyrisht se kundërshtari shfrytëzon rastin”, deklaroi Neuer. /Telegrafi/