Telegrafi

Paraqitja e Kantes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Cityt jep sinjale se francezi është në listën e më të mirëve të të gjitha kohërave

N’Golo Kante arriti të dhuronte spektakël përballë Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar të shtunën e 29 majit.

Mesfushori francez ishte sërish në rolin kryesor te Chelsea, derisa mposhtën Citizens me rezultat 1-0 në Estadio do Dragao.

Lexo po ashtu Një nga momentet e rralla: Mateu Lahoz nuk arriti t'i ndalte lotët pas finales mes Cityt e Chelseat

Golin i shënuar nga Kai Haverzt ishte i mjaftueshëm që lojtarët e Thomas Tuchel të dominonin në këtë takim, por sytë ishin te Kante.

Lojtari ishte në qendër të mesfushës dhe me shpejtësinë dhe ndërprerjen e aksioneve, doli të ishte fitimtar në disa duele.

Lexo po ashtu Vuri bast me gazetarin brazilian në fillim të sezonit, Jorginho dhe reporteri mbajnë premtimin

Në rast shumë kyç ishte edhe në duelin mes tij e Kevin de Bruhynes, me francezi që bëri të ndërhyrje të pastër nga mbrapa në belgun.

Kante që është 30-vjeçar aktualisht tregoi se e meriton një vend në mesin e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, pasi qysh nga koha me Leicesterin dhe tani për afro shtatë vite me Chelsean, ka arritur të ruaj nivelin e lartë. /Telegrafi/