Telegrafi

Paraqitja e Gareth Bale kundër Royal Antwerp tregon se lojtari po përjeton një formë skandaloze

Pikat kryesore individuale të ndeshjes së Gareth Bale kundër Royal Antëerp dëshmojnë se ai nuk është në rregull, pasi ai po lufton për të gjetur formën pas lëvizjes së tij nga Real Madrid.

Bale filloi si titullar ndeshjen e së enjtes ndërsa Tottenham Hotspur pësuan një humbje me rezultat 1-0 në ndeshjen e grupeve të Ligës së Evropës.

Uellsiani nuk arriti të bindë tifozët me lojën e tij dhe Jose Mourinho e largoi atë nga ndeshje në minutën e 58-të.

Lexo po ashtu Vërshojnë talljet me Bale e Murinho në rrjetet sociale pas barazimit të Tottenhamit me West Hamin

Statistikat e 31-vjeçarit nga përballja evropiane ishin thjeshtë skandaloze, pasi ai pati vetëm dy goditje dhe asnjëra nuk ishte në portë.

Dhe ai kompletoi vetëm një duel dhe nuk arriti të regjistrojë asnjë pasim të rëndësishëm këtë ndeshje.

Sigurisht, Bale ende po i gjen këmbët dhe formën e tij pas një periudhe pasiviteti në Real.

Por, shenjat e hershme nuk duken mirë pasi eksperti i BT Sport, Martin Keown, e gozhdoi për formën e tij.

“Gareth Bale nuk bëri asgjë sonte. Asgjë fare”, deklaroi Keown pas ndeshjes.

Spurs kthehen në veprim të dielën kur rinisin sezonin e tyre në Ligën Premier kundër Brighton. /Telegrafi/