Ruben Pinar është goditur me brirë nga demi, pasi paraqitja tij në një ring në Madrid të Spanjës, ishte shumë e dobët.
Goditja e ka hedhur matadorin në ajër, ndërsa turma shikonte e tmerruar, por ai ka vazhduar edhe pse kishte gjakderdhje, transmeton Telegrafi.
Atë e dërguan në spital me gjendje mjaft të rëndë, ku i është kryer operimi emergjent, ndërsa nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.
Njohësit e ndeshjeve me dema, konsiderojnë se ai nuk ishte serioz dhe e nënvlerësoi fuqinë e kafshës, prandaj e pësoi në atë formë. /Telegrafi/