Telegrafi

Paraqitja e David Haye në “Kush do të bëhet milioner” do të futet në histori të televizionit – por jo për arsyen e duhur

David Haye është bërë personazhi i fundit i njohur që është ulur në karrigen e famshme “Kush do të bëhet milioner”.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks ishte përballë shoumenit Jeremy Clarkson, derisa kishte shkuar në shumën e 350 eurosh.

Por, Haye kishte mbetur në pozitë të palakmueshme në pyetjen: Cila nga këto fjalë përdoret edhe si emër për gotën për të pirë shampanjë?”.

Ish-boksieri kishte ngecur aty edhe pse ishte pyetje shumë e lehtë, derisa kishte përdor ndihmën e publikut.

96% e tyre kishin vendosur për përgjigjen në opsion D, e që në rrjete sociale kishin filluar edhe talljet me të për atë se nuk e dinte pyetjen. /Telegrafi/