Chelsea u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Manchester City, por më shumë se humbja dhembi paraqitja e londinezëve, e cila u sulmua nga Gary Neville dhe Jamie Redknapp, por edhe përdoruesin e Twitter-it.
Kampionët aktual të Ligës Premier bënë një paraqitje të dobët në Etihad Stadium, me skuadrën e Antonio Contes që kishte mungesë besimi dhe çdo lloj dhuntie.
Paraqitja e tyre u bë hit nga përdoruesit e Twitter-it, të cilët së bashku me ish-lojtarët, tani analistët televiziv, Neville dhe Redknapp sulmuan Blutë duke ia vu në pah mangësitë për t’ia marr topin në mesfushë lojtarëve të Man Cityt.
Video prej 18 sekondave tregon se i mesfushorët Cesc Fabregas dhe Willian, por edhe lojtarët tjerë të Chelseat shiheshin thjesht duke ecur kur David Silva, Ilkay Gundogan dhe Oleksandr Zinchenko po e endnin topin me njëri-tjetrin.
Yjet e Chelsea, të cilët fituan titullin e Ligës Premier në vitin e kaluar, dukeshin të pa interesuar dhe nuk dëshironin të paktën të përpiqeshin të fitojnë zotërimin e topit nga skuadra e Pep Guardiolas.
Kjo erdhi kur rezultati ishte vetëm 1-0 dhe me 15 minuta të mbetura deri në fund, por Chelsea dukej shumë e kënaqur për të lënë Mançesterin me humbje minimale.
Conte kishte thënë pas ndeshjes se kishte dallim në cilësi, por Neville dhe Redknapp kishin të drejtë të vënë në dyshim mentalitetin e tyre.
“Ishte anti-futboll. Ky ishte një krim kundër futbollit, ata që Chelsea bëri sot… Ishte sikur ata nuk donin të ecnin përpara. Chelsea u dha tre pikë para se të fillonte ndeshja”, ka thënë Redknapp.
“Chelsea nuk ka qenë i guximshëm sot. Ata duhet të luajnë më thellë, sepse po luajnë kundër një skuadre superiore”, ka thënë Neville. /Telegrafi/
Absolutely terrible from Chelsea no desire to go and win the ball, no pressing, nothing. pic.twitter.com/TkOvcVFKAr
— NONAME (@elaboratex) March 4, 2018
https://twitter.com/chase_chappy/status/970399325464551424