Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes dhuroi një paraqitje brilante me Portugalinë në fitoren 4-0 ndaj Izraelit, duke shënuar dy gola dhe dhuruar një asistim duke treguar se është në formë të shkëlqyeshme përpara nisjes së Euro 2020.
Portugalia mori një fitore të thellë 4-0 ndaj Izraelit në një miqësore luksi disa ditë para nisjes së Kampionatit Evropian.
Lojtari më i mirë i ndeshjes padyshim se ishte ylli i Unitedit, Bruno Fernandes, i cili dhuroi një super-paraqitje me dy gola dhe një asistim.
Fernandes hapi serinë e golave në minutën e 42-të për 1-0, ndërsa dy minuta më vonë asistoi për Cristiano Ronaldon tek goli i 2-0.
Bruno Fernandes with a goal for 🇵🇹
He got an assist two minutes later aswell… pic.twitter.com/WvYAsLL31B
— ًًً (@AGarnachoo17) June 9, 2021
Joao Cancelo shënoi për 3-0, ndërsa Fernandes u përkujdes ta mbyll rezultatin 4-0 me një ‘raketë’ në minutat shtesë.
Ky supergol i Fernandes në minutat shtesë po vlerësohet lartë nga të gjithë, ashtu sikurse edhe gjithë paraqitja brilante e mesfushorit kreativ. /Telegrafi/
Two goals and an assist for Bruno Fernandes 🔥
He's ready for #EURO2020 pic.twitter.com/hjPDGVHs4f
— ESPN FC (@ESPNFC) June 9, 2021