Telegrafi

Paraqitet Xeon E5

Janë paraqitur procesorët me 2, 4, 6 dhe 8 bërthama dhe me I/O kontrolluesin e integruar, përkrahjen për instruksionet AVX dhe TXT, mbledhësin PCI Express (në kuadër të kontrolluesit të integruar I/O) dhe përkrahjen për deri në 768 GB të memories punuese (deri në 1.6 GHz) në një sistem përmes 24 slloteve DIMM.

Në ofertë janë krejtësisht 17 procesor me takte pune prej 1.8 deri në 3.6 GHz dhe deri në 20 MB memorie cache, ndërsa sistemet e bazuar në çipat Xeon E5 qysh tani kanë paralajmëruar të gjithë prodhuesit më të njohur të kompjuterëve. Çmimet e propozuara shkojnë nga 198 e deri në 2,057 dollarë për modelin 8-bërthamësh E5-2690. /Telegrafi/