Telegrafi

Paraqitet Opera 12 alpha

I ri është edhe HTML5 parser, derisa përkrahja për WebGL përfshin akselerimin harduerik përmes kartelës grafike, që shtrihet në mbarë ndërfaqen e shfrytëzuesve. Akselerimi harduerik momentalisht punon vetëm përmes OpenGL-it, por për të ardhmen është paralajmëruar edhe përkrahja për DirectX. Risitë tjera përfshijnë përkrahjen për temat e ndryshme të ndërfaqes (më herët të quajtura skins), ofertën e rezultateve të kërkimit në fushën e adresës dhe pasqyrën më të mirë të të dhënave për historinë e kërkimeve dhe bookmarkët. Alpha versionin e Opera 12 mund ta shkarkoni nga ueb faqja zyrtare për Windws, Mac OS X dhe Linux. /Telegrafi/