Site icon Telegrafi

Paraqitet në Polici vozitësi i cili shkeli këmbësorin në rrugën Gostivar-Tetovë

Një burrë na Dobridolli i Gostivarit (47) sot rreth orës 14 është paraqitur në stacionin policor në Gostivar, ku edhe është ndaluar me urdhër të prokurorit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia e Tetovës ka identifikuar një person i cili dyshohet se është pjesëmarrës në aksidentin e trafikut, e cila ndodhi mbrëmë rreth orës 20.25 në rrugën Gostivar – Tetovë, përballë sallës sportive në Pirok, në të cilën jetën e humbi N.O. (78) nga Banjica e epërme e Gostivarit.

Policia informoi se është siguruar edhe automjeti i tipit “Fiat” për të cilin supozohet se ka marrë pjesë në aksident dhe e cila do të hetohet nga ekspertët e policisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Mbytet një kalimtar në komunikacion në Pollog, autori ikë nga vendi i ngjarjes

 

Exit mobile version