Telegrafi

Paraqitet Kindle Fire Tablet i Amazon

Kindle Fire, një tablet ky 7-inçësh, do të kushtoj 199$ dhe do të përfshij abonimin 30-ditor në Amazon Prime, që ofron streaming pa kufi të videove dhe dërgesa brenda dy ditëve për artikujt e ndryshëm. Tableti do të jetë i thjeshtë, pa kamerë, pa mikrofon dhe pa përkrahje për 3G, duke ofruar vetëm mundësinë e lidhjes Wi-Fi.

Amazon ka bërë një modifikim të madh të Andoidit për të krijuar një ndërfaqe e cila thekson konsumimin e përmbajtjeve – në veçanti të  e-librave, filmave, TV emisioneve, muzikës dhe aplikacioneve nga shitorja e aplikacioneve e vet Amazonit. Kompania shpreson se shitja e përmbajtjeve do të plotësojë margjinën e ngushtë të çmimit të tabletit.

Amazon sot gjithashtu prezantoi pajisjen Kindle Touch 3G, një Kindle lexues me ekran e-ink të ndjeshëm në prekje që kushton 149$. Para-porositë mund të fillojnë qysh sot derisa dërgesat do të fillojnë me 21 nëntor. Ekziston edhe një version 99-dollarësh i Kindle Touch por pa mundësinë e lidhjes në rrjetat 3G.

U prezantua edhe shfletuesi i kompanisë, i quajtur Amazon Silk. Silk është një ueb shfletues i dizajnuar me orientim në kompjuteristikën në re. /Telegrafi/