Telegrafi

Paraqitet GeForce GTX 690

Kartela kështu ka krejtësisht 3,072 CUDA bërthama, 4 GB të memories grafike GDDR5 dhe mbledhësen 512-bitësh të memories (2×256 bit), specifika këto që edhe priteshin. Ajo çfarë nuk dihej ishin takte e punës dhe dizajni i kësaj bishe të Nvidias. Procesori grafik punon në taktin bazë prej 915 MHz, takti Boost shkon deri në 1,019 MHz, derisa memorie është e kurdisur të punoj në 6 GHz.

Furnizimi shtesë ëshë zgjidhur përmes dy konektorëve 8-pinësh të tensionit, e për TDP-në relativisht të ulët prej 300 W Nvidia mund të falënderoj dizajnin mirë to optimizuar për energji të Kepler GPU-së. Një pjesë të madhe të vëmendjes kompania ia kushtoi dizajnit – GTX 690 për nga koncepti është e ngjashme me pararendëset (ventilatori qendror dhe GPU-të nga secila anë e PCB-së), por me mjaftë dallime vizuale.

Shtëpiza e jashtme është e ndërtuar nga alumini me lyerje nga kromi për qëndrueshmëri më të madhe dhe finish me mat elegant, derisa për komponentët e brendshme janë përdorur ftohësit pasiv të GPU-së me vapor chamber për rrjedhë sa më të mirë të ajrit të cilët premtojnë edhe ftohje të shkëlqyeshme, e lojtarëve me kërkesat më të larta ju mbetet lidhje e edhe të një kartele tjetër të këtillë përmes konektorit SLI. Shitja fillon gjatë muajit maj, derisa çmimi i pritur është 999 dollarë. /Telegrafi/