Site icon Telegrafi

Paraqitet GeForce GTX 680

Pjesa më e madhe e këtyre thashethemeve u treguan të jenë të sakta, kështu që prej më herët ishin të ditura të gjitha specifikat teknike të çipit të ri, si dhe teknologjitë e reja të cilat Nvidia zbaton në këtë linjë të kartelave.

Kartela është e bazuar në procesorin e parë grafik të arkitekturës Kepler, çipin 28-nanometërsh GK104 me krejtësisht 1,536 bërthama CUDA dhe 128 njësi për tekstura dhe 32 njësi ROP. Mbledhësja e memories ka gjerësinë prej 256 bit, ndërsa sasia e GDDR5 memories së përdorur është 2 GB. Takti themelor i GPU-së është 1,006 MHz (që me overlockun automatik GPU Boost shkon deri në 1,058 MHz), derisa memoria punon në 6,008 MHz efikas dhe mundëson brezin e memories prej 192.26 GB/s.

Teknologjitë e përdorura, siç është GPU Boost, pastaj metoda e zbutjes së këndeve TXAA, përkrahja për 3D Vision në nivel të kartelës, përkrahja e deri në katër ekraneve dhe V-Syncu adaptiv gjithashtu janë të pranishme, e Nvidia thekson edhe mundësitë e avancuara të përllogaritjeve fizike në lojëra si dhe shfaqja më reale e flokëve, lëkurave dhe sipërfaqeve të ngjashme duke iufalënderuar procesorit më të fuqishëm grafik.

Nvidia GeForce GTX 680 momentalisht është kartela më e shpejtë grafike me një procesor në botë, e çmimi i propozuar i shitjes është 499 dollarë – rreth pesëdhjetë dollarë më pak në krahasim me konkurrentin, Radeon HD 7970. /Telegrafi/

Exit mobile version