Telegrafi

Paraqitet Galaxy Nexus

Celulari ka dimensionet prej 135 x 68 x 8.94 mm, peshon 135 gram, ka ekranin e lakuar Super AMOLED 4.65-inçësh me rezolucion prej 1,280 x 720 piksel dhe procesorin prej 1.2-gigaherc. Është përdorur një gigabajt RAM, kamera është prej pesë megapiksel e cila mund të incizoj videon në rezolucionin prej 1080p, si dhe 16, respektivisht 32 GB memorie. Gjithashtu, aty është edhe NFC, kompasi, Bluetooth 3.0 dhe bateria prej 1,750 mAh.

Nga ana softuerike, Android 4.0 sjell ndërfaqen e re, përmirësimin për multitasking dhe notifikacionet, dhe përdorimin më të mençur të NFC-së për ndarjen e informatave në mes të celularëve. Gjithashtu, është përfshirë edhe aplikacioni People për bashkëveprimin më të mirë me njerëzit, duke përfshirë edhe hapjen e celularit përmes dallimit të fytyrës, është ripërtërirë shfletuesi i internetit, është futur editori i fotografive …

Celulari në shitje në tregun evropian do të paraqitet vetëm gjatë muajit të ardhshëm. Do të ketë përkrahjen për rrjetat HSPA+, e në disa tregje edhe për LTE. /Telegrafi/