Telegrafi

Paraqitet Firefox 11

Në krahasim me versionin 10.2, Firefox 11 sjell mundësinë e sinkronizimit të të dhënave në mes të pajisjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe telefonat “e mençur” të bazuar në Android, dhe përkrahjen për importimin e bookmarkëve, historinë e shfletimit të faqeve dhe të dhënave të tjera nga Chrome. Aty janë edhe mundësitë e reja të dedikuara për zhvilluesit e faqeve të internetit dhe një varg i përmirësimeve të tjera më të vogla dhe korrigjimet e zakonshme të problemeve të hasur deri tani dhe të lëshimeve të sigurisë.

Më shumë informata për Firefoxin e ri dhe lidhjet për shkarkimin e tij mund ti gjeni në faqet zyrtare. /Telegrafi/