Telegrafi

Paraqitet demo e Skype për Windows 8

Skype për Windows 8 është dizajnuar për të punuar për PC-të si dhe tabletët që do të kenë Windows 8.

“Ekipi i Skype ka punuar në platformën Windows që nga dalja e parë e Skype. Me softuerin tonë tani në Windows 8 ne jemi fokusuar në idenë se si njerzit po përdorin Skype ditët e sotme dhe kemi ri-imagjinuar Skype për komunikim të përditshëm të komunitetit mbarë botëror.”- kanë thënë zyrtarët e Skype.

Videoja tani është në Youtube dhe mund ta gjeni duke klikuar këtu. Gjithashtu, informata më të hollësishme për Skype në Windows 8, mund të gjeni në blogun e Skype. /Telegrafi/