Telegrafi

Paraqiten reklamat e para të iPhone 6

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të thotë se Apple do ti prezantojë të dy modelet e iPhone 6 sot, përkatësisht modelin me ekranin prej 4.7 inç dhe atë me 5.5 inç – fabletin e parë të Apple.

Nëse ndodhë kështu, atëherë pritjet janë që Apple të fillojë me para-porositë e iPhone 6 që nga dita e nesërme, ndërsa prezantimin e modeleve të reja të pajisjeve të saj mobile nëpër dyqanet e saj ta bëjë më 19 shtator.

iPhone 6 pritet të mbështetet nga procesori i ri i Apple, A8 me 64-bit, ndërsa ka zëra që thonë se Apple do ti ofrojë dy versione të telefonit të saj të ri, atë me dual core dhe versionin tjetër me procesorin me quad core.

Megjithatë, duhet të presim edhe për pak kohë derisa gjithçka të bëhet zyrtare nga vetë kompania Apple. (Telegrafi)