Telegrafi

Paraqiten projektet për unazën e re të Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i cili mori pjesë në mbledhje i kërkoi kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të nisë ndërtimin e unazës së madhe ose qeveria vetë do të ndërhyjë për ta ndërtuar atë.

Kryeministri theksoi se mazhoranca është e interesuar për ta ndryshuar Tiranën në vitet që vijnë.

Mazhoranca e akuzon kryetarin e bashkisë, kryetarin socialist Edi Rama për zvarritje të ndërtimit të unazës së re.

Kryeministri Berisha tha në mbledhje se Banka Evropiane për Zhvillim ka premtuar që në vitin 2007 financimin e Unazës, por bashkia e kryesuar nga Rama, nuk ka dashur sipas Berishës të bëjë një projekt të përbashkët me qeverinë.

Ndërtimi i unazës kërkon bashkëpunim midis qeverisë dhe bashkisë së Tiranës sepse një pjesë e zonës ku do të kalojë është nën autoritetin e qeverisë qendrore dhe tjetra nën autoritetin e qeverisë lokale.

Berisha tha se qeveria po bën ndërtimin e një pjesë e unazës nga Sauku drejt Shkollës Teknologjike deri në zonën që është nën autoritetin e bashkisë. /Telegrafi/