Telegrafi

Paraqiten pamjet e plota të LG G4

Karakteristikat e LG G4 që janë publikuar së bashku me pamjet e reja dhe të plota të telefonit shfaqin specifikat për të cilat tashmë është folur, por edhe disa të reja, si përditësime nga LG G3.

Ekrani i telefonit pritet të jetë me diagonalen prej 5.5” në formatin "Quantum" – një teknologji që LG e ka prezantuar në CES 2015, e cila e përkrah cilësinë 4K.

Në anën e pasme të tij, telefoni / fableti i LG thuhet se do ta sjell kamerën me 13MP me f/1.8 lens, dual flash, fokusin me laser, dhe stabilizuesin optik të fotografisë, Android 4.4.2 Kit Kat apo Android 5.x Lollipop.

Ndër të tjera është thënë se LG G4 do të jetë i mbështjellur me lëkurë në pjesën e pasme, dhe do të vijë në 5 ngjyra të ndryshme, duke e përfshirë edhe opsionin Gold. (Telegrafi)