Telegrafi

Paraqiten karakteristikat e HTC Desire Eye

HTC Desire Eye është paraqitur në GFXBench, dhe aty janë listuar shumica e karakteristikave të telefonave të rinj të kompanisë tajvaneze.

Modeli i ri HTC Desire Eye do të vijë me ekranin prej 5.1 inç në full HD me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin quad core 2.2GHz Snapdragon 800 nga Qualcomm dhe të dyja modelet do të vijnë me 2GB RAM.

Njëra ndër karakteristikat kryesore të HTC Desire Eye do të jenë edhe kamerat, ndërsa HTC do ta shesë këtë model të pozicionuar sikurse një model unik për foto “selfie”.

Të dyja kamerat e HTC Desire Eye thuhet se do të ofrojnë nga 13MP në full HD video me 1080p, si dhe versionin e fundit të Android, 4.4 KitKat. (Telegrafi)