Telegrafi

Paraqiten dy kandidatura për kryetar të SHGM-së

Deri tek Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kanë arritur dy kandidatura për kryetar të shoqatës. Kandidaturë kanë paraqitur Mlladen Çadikovski dhe Stojançe Naumov.

Çadikovski, siç njoftojnë sot nga SHGM, ka dorëzuar programin e punës, ndërsa Naumov njoftoi se do ta prezantojë programin e tij para anëtarëve të vetë Kuvendit.

Deri dje kur ishte dita e fundit për regjistrimin e kandidatëve për pozitat në organet e SHGM-së, kanë arritur 29 kandidatura për anëtarë të bordit, gjashtë anëtarët e bordit mbikëqyrës dhe 4 anëtarët e Këshillit të Nderit.

Kuvendi Zgjedhor i SHGM-së do të mbahet të shtunën në ora 10 në sallën e sportit Boris Trajkovski. Deri më tani, posti i kryetarit të SHGM-së e ka ushtruar Naser Selmani./Telegrafi/