Mashkulli e ka paraqitur prostitutën ruse sepse ka konsideruar që nuk e ka marrë shërbimin e duhur për të cilin ka paguar para. Nuk kanë mundur të merren vesh rreth çmimit, prandaj gruaja është larguar pa e kryer punën deri në fund.
I riu, megjithatë, ka harruar për ligjin e ri, i cili ka hyrë në fuqi nga fillimi i vitit, i cili ndalon “pagesën e shërbimeve seksuale".
"Sipas ligjit të ri është dënuar me 900 euro, e në rast të përsëritjes së veprimit do të shkoj në burg”, ka thënë polici Kurt Petersen.
Me ligj është e përcaktuar që për secilin norvegjez që dëshmohet se ka paguar për shërbime seksuale, si në Norvegji apo jashtë këtij shteti, do të dënohen me para apo edhe me burg deri në gjashtë muaj.