Dita e Shën Valentinit, siç e din çdonjëri, është ditë që ka të bëjë me dhuratat, çokollatën, seksin dhe të brendshmet seksi.
Përderisa meshkujt e kanë më të lehtë t’u blejnë zonjave dhuratë, çfarë duhet femrat t’iu blejnë meshkujve? – transmeton Telegrafi.
Meshkujt janë më të vështirë sa i përket dhuratave, sepse preferojnë gjëra më ndryshe se damat.
Por, nëpër forume të ndryshme meshkujt kanë treguar se çfarë preferojnë të bëjnë gjatë kësaj dite.
Dëgjoni dëshirat e tyre dhe veproni kështu për të dashurin tuaj në ditën e Shën Valentinit:
– “Dua ta kalojë ditën me të dashurën time dhe të kalojë një kohë të bukur”
– “Dua një lloj çokollate shumë të shijshme. Vitin e kaluar kam pranuar disa çokollata të cilat ishin tejet të shijshme. Ndoshta edhe këtë vit njësoj”
– “Çfarë dua unë gjithmonë? Një darkë të mirë dhe disa pije”
– “Verë”
– “Seks”. /Telegrafi/