Site icon Telegrafi

Parandaloni rrudhat e duarve me produkte efektive!

shutterstock

Çdo femër dëshiron të ketë një lëkurë të bukur, nga hunda te këmbët! Por ajo që më së shumti neglizhohet është se sa e prekshme mund të jetë lëkura e duarve tuaja ndaj plakjes së parakohshme

Mirjeta Shtufi, estetiste
Qendra estetike-dermatologjike “estethica”
044/049 344-284
www.estethica-ks.com
fb – instagram: estethica.prishtine

Kur bëhet fjalë për fytyrën tuaj, rutina juaj e kujdesit është shumë e rëndësishme. Tregu i bukurisë dhe kujdesit të lëkurës është i mbushur me mijëra produkte, si silikoni i nivelit mjekësor, kremëra hidratues ndaj diellit, serume kundër rrudhave etj. Por kur bëhet fjalë për rrudhat e duarve (dhe rrudhat e gishtërinjve), është një histori krejtësisht tjetër. Dhe nëse nuk keni një plan mbrojtës për lëkurën delikate dhe të mbingarkuar në duar, ka shumë më tepër gjasa të shfaqen shenja të padëshiruara të plakjes.

Çfarë i shkakton rrudhat e duarve?

Për mirë apo për keq, rritja e moshës është një pjesë e natyrshme e jetës. Por disa nga proceset nëpër të cilat kalojmë priren t’i lënë trupin tonë të duket dhe të ndihet më i vjetër seç duhet. Meqenëse jeta kërkon shumë përdorimin e duarve tuaja vazhdimisht, lëkura delikate ka prirjen të rrudhet dhe të humbasë elasticitetin, duke rezultuar në rrudha.

Le të flasim për disa gjëra specifike që mund të shkaktojnë rrudha në duart tuaja:

 

● Larje e tepërt dhe dehidratimi/çujësimi

Ju ka të ngjarë të lani duart më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit tuaj. Dhe ndërsa mbajtja e trupit tuaj të pastër është jashtëzakonisht e rëndësishme, larja e tepërt mund të prishë elasticitetin e lëkurës tuaj, duke krijuar lëkurë më të lirshme, më të dehidratuar dhe duke quar në rrudha të duarve.

● Dëmtimi nga dielli

Ekspozimi i tepërt UV bën që fibrat e kolagjenit dhe elastinës në lëkurën tuaj të prishen. Kur këto fibra humbasin, lëkura juaj ka pak mbështetje dhe ka më shumë gjasa për t’u rrudhur.

● Një zakon afatgjatë i pirjes së duhanit

Ekspozimi ndaj tymit shkakton plakje të përshpejtuar në lëkurën tuaj – veçanërisht rreth gojës, qafës dhe duarve – duke reduktuar rrjedhën e gjakut.

Pavarësisht se çfarë i shkakton rrudhat tuaja, gjëja më e mirë që mund të bëni për t’i luftuar ato është të siguroni shumë lagështi për lëkurën tuaj.

Por ç’të themi për duart tuaja – si e rimbushni hidratimin/ujësimin e humbur? Ka mënyra të thjeshta për t’i mbajtur duart tuaja të duken të reja dhe të mrekullueshme.

Disa mënyra të thjeshta për të parandaluar dhe reduktuar rrudhat e duarve:

● Skrub/piling me lëng limoni dhe sheqer

Një kombinim i lëngut të limonit dhe sheqerit funksionon shkëlqyeshëm si një eksfolues/gërryes i thellë. Limoni punon për të hequr njollat e errëta, njollat e moshës dhe papastërtitë që janë të dukshme në duart tuaja. Sheqeri i trashë eksfolon/gërryen dhe fshin qelizat e vdekura të lëkurës, duke i lënë duart tuaja më të lëmuara dhe të buta.

● Lagështia e qumështit

Pas përdorimit të një eksfoliuesi/gërryesi si pastrimi i sheqerit, do të dëshironi të ktheni lagështinë thelbësore në duart tuaja. Besoni apo jo, qumështi është i mrekullueshëm për kondicionimin. I pasur me lagështi dhe plot me antioksidantë, si dhe acide yndyrore, qumështi ndihmon në pastrimin e duarve nga rrudhat. Lagni duart për 15-20 minuta pasi përdorni një skrab/pilling natyral si kombinimi limon/sheqer.

● Pulpa e bananes

Bananet janë të pasura me shumë vitamina dhe minerale, duke i bërë ato perfekte për të luftuar rrudhat e duarve. Aplikoni një banane të grimcuar në duart tuaja dhe prisni derisa tuli të thahet, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Përdorni tulin e bananes si maskë duarsh dy herë në javë për rezultatet më të mira.

● Pulpa e ananasit

Tuli i ananasit lulëzon me vitaminë C. Ashtu si me bananet, aplikojeni dhe mbajeni tulin e ananasit në duar për 15-20 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë. Aplikimi i tulit të ananasit në duart tuaja një herë në ditë do të rezultojë në lëkurë më të lëmuar.

● Lëng domatesh

Lëngu i domates është i mahnitshëm si për brendësinë ashtu edhe për pjesën e jashtme të trupit tuaj. Aplikimi i lëngut të domateve në duart tuaja është shumë i dobishëm sepse domatet janë të pasura me likopen (një antioksidant që mbron lëkurën tuaj). Po kështu, pirja e lëngut të domates jep një dozë antioksidantësh dhe likopen në të gjithë trupin tuaj.

● Vaj ulliri

Vaji i ullirit nuk është vetëm për gatim. Para se të shkoni në shtrat gjatë natës, masazhoni vaj ulliri në duart tuaja. Vendosni dorashka pambuku mbi duart tuaja të lyera me vaj dhe lërini dorëzat dhe vajin brenda natës. Shpëlajeni në mëngjes me ujë të ngrohtë. Ky trajtim bën duart tuaja më të buta dhe më me shkëlqim.

● Maskë orizi

Trajtoni rrudhat e duarve me një maskë orizi. Përgatitni maskën duke grirë pluhur orizi dhe duke e kombinuar me ujë trëndafili dhe qumësht. Aplikojeni pastën në duart tuaja, duke e lënë derisa të thahet. Pasi të jetë tharë, lajeni pastën me ujë të vakët. Duart tuaja duhet të ndjehen menjëherë të lëmuara dhe të rinovuara!

● Maskë karote

Karrotat janë të pasura me vitaminë A, e cila është e mrekullueshme për parandalimin dhe trajtimin e rrudhave duke përshpejtuar prodhimin e kolagjenit. Ja se si mund të bëni një pastë karrote në shtëpi:

▪ Zieni 1-2 karota të qëruara në ujë derisa të zbuten
▪ Vendoseni në një blender dhe përzieni derisa të formohet një pastë
▪ Shtoni një sasi të vogël mjalti në pastë
▪ Aplikoni pastën e karrotës dhe mjaltit në duart tuaja
▪ Lëreni për rreth 30 minuta
▪ Shpëlajeni me ujë të ngrohtë

● Vaj kokosi

Ju ndoshta e dini tashmë se vaji i kokosit është një mrekulli e vetme për lëkurën dhe flokët me përfitime të panumërta. Kjo përfshin edhe duart tuaja. Ngrohni vajin e kokosit dhe aplikojeni në duart tuaja me lëvizje rrethore për rreth 10 minuta. Para së gjithash, masazhi duhet të rrisë rrjedhjen e gjakut në duart tuaja, duke promovuar lëkurë të shëndetshme dhe duke dekurajuar rrudhat. Për më tepër, vetë vaji do të japë një dozë të madhe lagështie në duart tuaja.

● Ujësimi/Hidratimi

Mbajtja e trupit tuaj të hidratuar/ujësuar i siguron secilës qelizë dhe ind atë që i nevojitet për të qëndruar i freskët. Dehidratimi/ çujësimi mund të shkaktojë lëkurë të brishtë, të dobët dhe të hollë e cila, nga ana tjetër, krijon rrudha.Synoni të pini rreth 8 gota ujë në ditë – diçka që shpesh e harrojmë.

● Mbrojtja nga dielli

Aplikoni krem kundër diellit në duart tuaja për të shmangur djegiet nga dielli dhe rrudhat.

● Pushim dhe relaks

Këtu është një tjetër kujdes falas. Duke fjetur mjaftueshëm çdo natë, ju mund t’i siguroni trupit tuaj kohën që i nevojitet për të rimbushur veten dhe për të ndihmuar në procesin e rimëkëmbjes natyrale të lëkurës tuaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version