Telegrafi

Parandalohet trafikimi i pesë migrantëve në vendkalimin kufitar “Bogorodica”

Mëngjesin e hershëm,  aty rreth orës 03:30, në zonën kufitare Bogorodica nga ana e policisë kufitare në bashkëpunim me njësitin policor në Gjevgjeli, është tentuar ndalimi i një veture të tipit “Audi”, mirëpo i njëjti ka ikur, informojnë nga MPB.

Pas marrjes së masave, është gjetur personi 30 vjeçar, E. A. nga Radovishi, i cili e ka drejtuar veturën “Audi”.

Gjatë kontrollit të veturës janë kapur pesë migrantë pakistanez të moshës 18 deri 28 vjeçare, të gjithë me dokumentacione greke. E. A. është privuar nga liria dhe pas rrumbullakësimit të dokumentacioneve, do të ngritet një parashtesë e duhur ndaj tij.

Migrantët po mbahen në stacionin policor për vëzhgim kufitar “Bogorodica”. /Telegrafi/

*Foto Ilustrim