Telegrafi

Parandalohet trafikim marihuane në vendkalimin kufitar drejt Serbisë

Nëpunës të shërbimit policor të Qendrës regjionale për çështje kufitare Veri, mbrëmë në vendkalimin kufitar Tabanovcë kanë ndalur trafikimin e marihuanës drejt Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas deklaratës së policisë, në ora 22 në Tabanovcë kanë arritur M.S (30) dhe K.G (31) me automjet ‘Opel Astra’, të dy nga Shkupi. Pas kontrollit të detajuar në pjesë të ndryshme të automjetit janë gjetur 25 pako me marihuanë me peshë prej 12.5 kilogramë. Personat janë arrestuar dhe janë dërguar në SPB Kumanovë për vazhdim të procesit hetimor./Telegrafi/