Site icon Telegrafi

Parandalohet sulmi i dytë me bombë në metronë e Shën Petersburgut (Foto/Video, +18)

Një shpërthim i fuqishëm ka dridhur sot metronë e qytetit rus Shën Petersburg, kurse fotografitë nga vendi i ngjarjes janë shfaqur menjëherë në rrjetet sociale.

Sipas medieve ruse, 10 persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi derisa 50 tjerë janë plagosur rëndë. Shpërthimi ka ndodhur mes dy stacioneve të metrosë, transmeton Telegrafi.

Komiteti anti-terror i Rusisë, ka bërë të ditur se kanë gjetur një bombë tjetër të cilën e kanë çaktivizuar në një stacion tjetër të metrosë në po të njëjtin qytet.

Shefi i diplomacisë angleze Boris Johnson në profilin e tij në Tëitter, ka shkruar se shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të shpërthimit në Shën Petersburg. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=aV5rQyqdAn8

https://www.youtube.com/watch?v=siFjlAnmba4

Exit mobile version