Policia belge ka arrestuar një çift të martuar iranianë për përgatitjen e një sulmi me bombë në një tubim të grupeve politike të opozitës iraniane.
Sipas Reuters, policia belge me këtë rast gjeti 500 gramë TATP, një eksploziv i bërë në shtëpi nga kimikatet lehtësisht të arritshme, si dhe një detonator.
Tubimi i organizatës “Muxhahedinët e Popullit të Iranit” u mbajt në Vilpent, afër Parisit. AP thekson se policia gjithashtu bastisi pesë apartamente në fundjavë.
Prokuroria raportoi se një bashkëpunëtor i çiftit të arrestuar është kapur nga policia në Gjermani dhe se në Austri është arrestuar një diplomat iranian. /KP /Telegrafi/