Telegrafi

Parandalohet një rast i hyrjes ilegale të migrantëve palestinezë në vendin tonë

Policia Kufitare e Kosovës sot rreth orës 13:00, në Hanin e Elezit, në linjën hyrëse në terminalin doganor, ka identifikuar tre shtetas të Palestinës, të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në vendin tonë.

“Me datën 22.06.2022, rreth orës 13:00, në Pikën e Kalimit  Kufitar Hani Elezit në linjën hyrëse në terminalin doganor, policia kufitare ka arritur të identifikoj tre persona shtetas të Palestinës. Të njëjtit janë gjetur të fshehur nën  rimorkio te konstrukti i karrocerisë te goma rezervë në një kamion me targa të Turqisë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se fillimisht të njëjtit janë nxjerr nga vendi ku ishin fshehur dhe për shkak të gjendjes shëndetësore menjëherë iu është ofruar ndihmë mjekësore.

“Pas ofrimit të ndihmës së parë kwtyre personave nga ekipet kompetente mjekësore janë kryer procedurat tjera dhe me rastin janë marrë njësiti i hetimeve dhe ai për migrim”, thotë policia. /Telegrafi/