Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë, menjëherë pas denoncimit të një shtetaseje për dhunë dhe kanosje për jetën nga bashkëshorti i saj, ka parandaluar një ngjarje kriminale në familje.
Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin që dhunoi dhe kërcënoi bashkëshorten e tij, si dhe posedonte armë zjarri, granata dore dhe municion luftarak në banesë.
Policia e Dibrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u njoftuan nga një shtetase 38-vjeçare, e cila raportoi se bashkëshorti i saj po e dhunonte dhe kërcënonte për ta vrarë në banesën e tyre në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni. Menjëherë pas denoncimit, policia ka arrestuar shtetasin me iniciale E. M., 38 vjeç, banues në fshatin Lishan.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, tre granata dore të montuara me kapsolla ndezëse, një krehër pistolete dhe një sasi municioni luftarak. Këto prova materiale u sekuestruan si pjesë e hetimeve.
Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.