Një 23 vjeçar i armatosur me snajper me fishekë në fole, gati për të kryer vrasje, rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë në pikën e kontrollit dhe u largua me shpejtësi.
Policia vijon kontrollin e zonës për kapjen e 23-vjeçarit Orgest Mehi dhe bashkëpunëtorit të tij.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Orgest Mehi, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka rritur shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe në fshatin Gurëz ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.
Ndërkohë është vënë në pranga një tjetër bashkëpunëtor Mateo Dashi 21 vjeç banues në fshatin Gurrës, Kurbin dhe u shpall në kërkim shtetasi Gjergj Martinaj 30 vjeç banues në Fushë Kuqe, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtor të 23-vjeçarit Orgest Mehi i shpallur tashmë në kërkim për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje.