Site icon Telegrafi

Parandalohet kontrabandimi i medikamenteve mjekësore në vlerë 15 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton se ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar mallra të padeklaruara dhe të fshehura në Han të Elezit.

Dogana bënë të ditur se kanë konfiskuar 1 mijë copë injeksione CLEXANE 4.000 IU (40 mg/0.4 ml), me një vlerë prej rreth 15 mijë euro.

“Mallrat janë sekuestruar derisa Dogana e Kosovës ka ngritur kundërvajtjeje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi. Mauna është devijuar për të vazhduar kontrollin dhe procedurat doganore në Terminalin e Hani i Elezit”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur ekonominë e vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version