Patrulla e policisë greke në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, tek vendi Tushemishte, ka parandaluar kontrabandimin e 7.2 kilogramëve marihuanë.
“Përfaqësuesit e policisë kufitare në stacionin në Pogradec, gjatë kontrollit të rregullt në vendin “Antena” mbi fshatin Gura kanë arrestuar B.H (25) i cili me vete ka pasur një qese me 7.2 kilogram marihuanë. Droga ka qenë e destinuar për t’u futur në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I arrestuari, i cili më herët ka qenë i dënuar për vjedhje, do të përgjigjet për veprën “tregti të paligjshme me lëndë narkotike”./Telegrafi/