Telegrafi

Parandalohet kontrabanda, vlera mbi 15 mijë euro

Oficerët në ANP kanë ndaluar një tentim kontrabande ku një shtetas nga Republika e Maqedonisë tentojë të kontrabandonte orë dorë me vlerë të lartë. Në rajonin e Gjilanit, në pikëkalimin Dheu i bardhë, oficerët Doganor zbuluan dy kundërvajtje doganore ku shtetasit kosovar tentuan të kontrabandojnë mallra të ndryshme me vlerë mbi 1000 euro.

Njësitet anti-kontrabandë kanë konfiskuar gjatë kësaj jave 3 automjete të cilat nuk kanë pasur procedura e zhdoganimit të përfunduara dy prej këtyre veturave në Rahovec kurse tjetra në Mitrovicë.

“Në rajonin e Mitrovicës ka pasur më së shumti tentim kontrabandimi me derivate të naftë. Gjatë kësaj jave janë kapur nga njësitë anti-kontrabandë disa raste me derivate të naftës ku janë konfiskuar mbi 1000 litra. Gjithashtu ka pasur një rast me sasi të konsiderueshme vajit motorik ku sasia e involvuar ishte 3000 litra”, thuhet në komunikatën për media të doganave.
 
Të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe po i nënshtrohen procedurës për kundërvajtje Doganore, vlera e përafërt e tyre është mbi 15 mijë euro. /Telegrafi/