Telegrafi

Parandalohen 26 raste tentim kontrabande

Sipas, zyrës për informim të Doganave të Kosovës, në rastet e zbuluara si mallra të kontrabanduara janë identifikuar sasi të konsiderueshme të mallrave ushqimore pije joalkoolike, derivate të naftës si dhe produkte të tjera.

Vetëm në Mitrovicë janë identifikuar rreth 20 raste në tentim kontrabandimi, ndër mallrat me të qarkulluara në këtë veprimtari ishin pijet joalkoolike, sasia e konfiskuar është rreth 3600 litra. Po ashtu në këtë rajon u zbulua sasi e konsiderueshme e derivateve të naftës në sasi rreth 1400 litra, si dhe vaj ushqimor afro 400 litra.

Po ashtu edhe nëpër pikat tjera kufitare oficerët Doganorë kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabandimi të mallrave të ndryshme, me vlera me të ulëta.

Vlera e mallrave të parandaluara kalon 5000 euro, dogana paralajmëron kontrabandimi i mallrave është veprim i cili sanksionohet në bazë te kodit doganor të Kosovës. /Telegrafi/