Telegrafi

Parandalohen 21 raste të kontrabandës

Zyra për informim e Doganave të Kosovës ka njoftuar se në veri të Mitrovicë edhe më tutje rastet e tentim kontrabandimit janë më të shpeshta. Në javën e tretë të muajit gusht njësitë mobile antikontrabandë kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabande. Shumica e rasteve të zbuluara i përkasin tentim kontrabandimit me derivate të naftës, po ashtu edhe të pijeve joalkoolike.

“Në këtë rajon, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të zbulojnë rreth 7740 litra derivate të naftës. Kundërvajtësit kryesisht janë banorë të Mitrovicës. Sasia e zbuluar menjëherë është konfiskuar dhe i është nënshtruar procedurës së mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, njësitë doganore kanë zbuluar edhe tentime kontrabandimi si lëngje të gazuara rreth 630 litra, lëngje të pa-gazuara rreth 460 litra, si dhe vaj ushqimor rreth 600 litra.

Edhe në pikat Doganore Hani Elezit, Podujevë, janë zbuluar disa raste në tentim kontrabandimi, të mallrave të ndryshme, si Aparate për lojëra fati, Syza, CD kryesisht me vlera të ulëta. /Telegrafi/