Telegrafi

Parandalimi i osteporozës që në fëmijëri

Shkencëtarët kanë përcjellë shprehitë ushqyese të 12.500 femrave jo shtatzëna. Pas shtatzënisë së një numri prej tyre ( rreth 3.000), ka vazhduar përcjellja e statusit ushqyes së tyre dhe fëmijëve të tyre, pas lindjes.

Rezultatet kanë treguar se fëmijët të cilët kanë konsumuar më së shumti qumësht gjatë fëmijërisë i kanë pasur eshtrat më të dendur, për këtë arsye shkencëtarët mendojnë se këta fëmijë janë më pak të rrezikuar që në moshën madhore të zhvillojnë sëmundjen e eshtrave, të njohur si osteoporozë.