Telegrafi

Parandalimi i degjenerimit makular senil

Të dhënat e grumbulluara gjatë studimit 12-vjeçar te 1.837 pjesëmarrës- me shenja të hershme të degjenerimit makular- sugjerojnë se marrja e shpeshtë e acideve omega-3-yndyrore me anë të ushqimit, zvogëlon për 30% rrezikun e progresit të sëmundjes deri në stadin e plotë.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition, ndërsa studimin e kanë realizuar shkencëtarët amerikanë nga National Institutes of Health në Bethesda.

Llogaritet se degjenerimi makular senil rrezikon shikimin e 3.35 milionë evropianëve dhe 1.75 milionë amerikanëve. Barnat aktuale kanë efekt të kufizuar, ndërsa efektet anësore të tyre mund të çojnë deri te paraqitja e komplikimeve serioze.

Besohet se rolin kryesor në zhvillimin e degjenerimit makular senil e kanë proceset inflamatore. /Telegrafi/