Demenca është sindroma e cila është e ndërlidhur me dobësimin e funksionit të trurit.
Demenca përfshin probleme me kujtesën, me shpejtësinë e mendimit, mprehtësinë mendore, gjuhën, kuptimin, gjykimin, lëvizjet, etj., transmeton Telegrafi.
Për momentin nuk ka ndonjë ilaç që e shëron këtë sëmundje, por nëse diagnostikohet në fazat e hershme, ka disa mënyra përmes së cilave mund ta ngadalësoni dhe ta mirëmbani funksionin mendor.
Një ndër këto metoda është edhe kujdesi në ushqim, në veçanti dieta ‘MIND’, e cila është zhvilluar në mënyrë specifike për të ndihmuar në përmirësimin e funksionit të trurit.
Dieta përfshin konsumimin e pemëve, perimeve, boronicave, arrave, peshkut, bile edhe konsumimin e verës.
Por, gjithashtu dieta parasheh edhe shmangien e pesë ushqimeve të dëmshme!
Cilat janë këto ushqime?
– Pastat dhe ëmbëlsirat nuk bën të konsumohen më shpesh se katër herë në javë
– Djathi nuk bën të konsumohet më shumë se një herë në javë
– Gjalpë guxoni të konsumoni vetëm 14 gramë në ditë
– Mishin e kuq nuk bën ta konsumoni më shumë se tri herë në javë /Telegrafi/