Telegrafi

Paramilitarët kërcënojnë me trazira në SHBA, nëse Donald Trump nuk i fiton zgjedhjet

Grupi paraushtarak, që mbështet fuqishëm kandidatin për president të SHBA-ve, Donald Trump, kanë kërcënuar me trazira nëse ky i fundit nuk i fiton zgjedhjet.

Anëtarët e grupit paramilitar thonë se do të sulmojnë, por theksojnë gjithashtu se nuk do të largojnë armët e tyre nga shtëpia pasi duan të jenë gati, transmeton lajmi.net.

Në faqen e tyre në Facebook, shihet se ata janë të mbushur me urrejtje ndaj minoriteteve – personave me ngjyrë, hispanikëve, emigrantëve nga Lindja e Mesme, por kanë objektiv të shënjuar edhe presidentin amerikan, Barack Obama.

Kandidatit presidencial, Donald Trump nuk ka njoftuar ende për përkrahësit e tij, por deklaratat e tij në lidhje me ngritjen e murit me Meksikën, si dhe ndryshimin e politikës së imigracionit sigurisht nuk do të kontribuojnë në qetësimin e situatës së trazuar.